Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia me presion të ulët atmosferik e cila po ndikon mot të paqëndrueshëm në vendin tonë.
E Premte, 14 Maj 2021
Moti do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në zonën perëndimore.
Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie në mesditë.
Temperaturat:
Zona malore 8/18°C
Zona e ulët 8/22°C
Zona bregdetare 11/21 °C
Kosova, e Premte, dt 14 Maj 2021
Moti do të jetë me vranësira të pasuara nga reshje shiu. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 9 °C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 20 gradë Celcius.
E Shtunë, 15 Maj 2021
Moti do të mbetet i paqëndrueshëm, do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi me inetsitet të lartë në zonën perëndimore.
Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 7/17°C
Zona e ulët 11/21°C
Zona bregdetare 13/19 °C
/Burimi: RTSH/