Kohë të vështira për Cristiano Ronaldo-n. As tifozët e Portugalisë nuk dëshirojnë më që ta shohin CR7 titullar në ndeshjen kundër Zvicrës, e vlefshme për fazën e 1/8.
Për të bërë të ditur këtë preferencë të tyre ka menduar e përditshmja portugeze A Bola e cila ka publikuar një sondazh të cilin me siguri Ronaldo nuk dëshiron ta lexojë.
Sipas A Bola, janë jo pak, por 70% e të anketuarve që nuk e preferojnë Ronaldon titullar përballë dyshes Xhaka-Shaqiri. Sigurisht që Fernardo Santos ka shumë alternativa si Leao i Milan, Andre Silva i Leipzig apo Ramos i Benfikës, por të lesh Ronaldo në stol nuk është aspak e lehtë.