Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi njoftoi ditën e sotme se në Olian Kanushi u vë në krye të SHISH.
Por kush është koka e dytë e Informativit?
Olian Kanushi u diplomua në universitetin “Aristotel” të Selanikut dhe ka kryer studime pasuniversitare në Universitetin e Tiranës, për ekonomi dhe siguri.
Ai ka kryer disa kurse për Studime Globale në Goteburg të Suedisë, në “Kolegjin e Europës” në Belgjikë, në universitetin e “Shkencave Politike” në Paris, si dhe në “Qendrën për Zhvillim Ndërkombëtar” në Harvard.
Ai ka qenë këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme, ministër Fuqiplotë i Trupës Diplomatike, zëvendësshef i Misionit për Republikën e Shqipërisë në Turqi, këshilltar i Kryeministrit, koordinator në Sekretariatin Teknik për Projektet e Zhvillimit Strategjik në Kryeministri dhe Drejtor i Zyrës Operacionale të Situatës në Kryeministri.
Kanushi ka qenë pika e Kontaktit në Shqipëri për Komisionin Evropian mbi sigurinë dhe SME në kuadër të Horizon 2020.