Gjykata e Tiranës ka dhënë masën arrest me burg, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, ndaj biznesmenit Nikolin Janina.
Gjykata ka vendosur 40 ditë burg deri në mbërritjen e dosjes nga autoritetet spanjolle ndaj 56-vjeçarit.
Kujtojmë se, biznesmeni Janina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore atje, në lidhje me veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Sipas dosjes spanjolle dyshohet se ky i fundit trafikonte heroinë, morfinë e opium në vendet e BE-së. Si dhe drejtonte një grup kriminal.