“Koka e trafikut të kokainës”, prokuroria belge kërkon 8 vite burg për nipin e ish-deputetit socialist (Emri)

Është rikthyer serish në qendër të vëmendjes nga prokuroria belge çështja e Ramazan Rrajës, nipit të deputetit të PS-së.

Kjo e fundit ka kërkuar 8 vite burg ndaj Rrajës. Sakaq, bëhet me dije se Rraja dhe kushëriri i tij Fioralb Rraja akuzohen për drejtimin e një organizate të trafikut të kokainës, ku sipas mediave belge lundronte në luks dhe në para. Ndërkohë, sipas dosjes së prokurorisë, banda trafikonte kokainë nëpërmjet  Anëtar-it ku dhe më pas i shpërndante në të gjithë Evropën Perëndimore si dhe në Turqi e deri në Australi.

Gjithashtu, kjo organizatë kriminale kryente pastrimin e parave përmes një zinxhiri restorantesh në shuma që arrinin deri në 11 milionë euro.Sakaq, nga operacioni i kryer për arrestimin e bandës, policia ka gjetur qindra fotot nga jeta luksoze, ku sipas mediave belge, vetëm ora ‘Richard Mille’ që mban Ramazan Rraja kushton 665 mijë dollarë.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *