Prokuroria e Posaçme antikorrupsion SPAK ka deleguar në Prokurorinë e Durrësit, dosjen e kokainës së kompanisë Alba exotic Fruits, duke shpallur moskompetencën.
Arsyeja pse SPAK ka shpallur moskopetencë për këtë çështje, lidhet me mos gjetjen e prova për akuzën e grupit të strukturuar kriminal.
Prokuroria e Durrësit pritet që të kryej hetimet. Në kontejnerët me banane që vinin nga Amerika Latine në Portin e Durrësit të porositura nga kompania “Alba Exotic Fruit” u gjetën sasi kokaine në gjashtë raste të ndryshme.
I fundit ishte ai i 12 tetorit 2021, ku u kapën 10 kilogramë kokainë. Emri i kompanisë “Alba Exotic Fruit” është i përfshirë edhe në trafikun e 137 kilogramëve kokainë që u zëvendësua me oriz, por në atë kohë kompania dhe zyrtarët e saj nuk rezultuan të implikuar