Kokaina e kapur në Lipjan/ Vjen reagimi nga DEA amerikane: Përpjekje e shumë agjencive shumëkombëshe kundër krimit të organizuar

Pas një aksioni të bujshëm për kapjen e një sasie të konsiderueshme kokaine, e cila pati për stacion të fundit Lipjanin e Kosovës, ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga “mjeshtrat” e antidrogës.

Agjencia Federale Amerikane e Anti-Drogës (DEA), ka reaguar për herë të parë për kapjen e 400 kg kokainë në Lipjan të Kosovës.

Mediat e Kosovës raportojnë se një zëdhënës i DEA-s, ka deklaruar se operacioni ishte rezultat i shumë agjencive shumëkombëshe, ku synohej goditja e krimit të organizuar.

Zëdhënësi përmend ndër të tjera “Guardia di Finanza-n”, “SPAK”-un, Policinë Shqiptare, Policinë e Kosovës dhe zyrat e DEA-s në Romë e Athinë .

“Hetimi ishte një përpjekje e përbashkët e shumë agjencive shumëkombëshe që synonte krimin e organizuar transnacional. Shërbimet e “Guardia di Financa” nga Italia, Policia e Shtetit Shqiptar, SPAK nga Shqipëria, Policia e Kosovës dhe DEA (zyrat në Romë dhe Athine) ishin të përfshirë”, thuhet në përgjigje të një zëdhënësi të DEA-s.

Dy ditë më parë u kapën 400 kg kokainë në Lipjan të Kosovës brenda një konteineri të kamufluara me mish. Konteineri erdhi nga Brazili në Itali, më pas zbarkoi në Durrës ku u vëzhgua për 15 ditë dhe u kap në Kosovë.

DEA kishte dhënë informacion për këtë konteiner dhe nëpërmjet bashkëpunimit të strukturave në këto shtete u bë e mundur kapja e sasisë. Për këtë sasi kokaine janë arrestuar 7 persona masa e sigurisë së të cilëve do të jepet në Kosovë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *