Një zyrtar i tretë i Portit të Durrësit pritet të arrestohet nga Policia për ngarkesën 119 kg kokainë të kapur në konteinerin me banane.
Pas agjentit doganor të Portit Julian Merhori dhe inspektorit të AKU Bujar Qurku, mësohet se është prerë urdhër-arresti nga prokuroria për një person të tretë.
Merhori dhe Qurku akuzohen për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ngarkesa kaloi në port si e pastër, por brenda saj kishte një ngarkesë kokaine.
Ditën e djeshme Policia e Tiranës ka shoqëruar dhe pyetur të paktën 9 punonjës të skanerit në portin e Durrësit, agjentë doganore dhe punonjës të Autoritetit Kombëtar Ushqimor.
Shoqërimi i tyre u bë për faktin se skaneri doli i pastër, pavarësisht se në mjet kishte drogë. Mësohet se është sekuestruar e gjitha praktika dhe dokumentet, ndërsa rezulton se fleta shoqëruese e mallit të firmosur nga AKU ka rezultuar me probleme.
119 kilogramë kokainë kapën më 30 dhjetor të vitit që lamë pas në një magazinë në Vaqarr.
/Priza.al/