Viktor Çervanaku, ish-kryekomunari i Frakullës në Fier, admirohej nga banorët e zonës.
Ai njihej si bamirës dhe nuk mendohej se mund të kishte lidhje me trafikun e drogës, ndërkohë që në banesën e tij policia zbuloi disa ditë më parë rreth 430 kg kokainë e fshehur mes plehut kimik.
Gazetarja Dorjana Bezat ka bërë me dije se autoritetet kanë parë një lloj qetësie nga ana e tij lidhur me përfundimin që do nxjerrin hetimet.
“Më ka bërë përshtypje komunikimi me banorët. Të gjithë kishin një admirim për Çervanakun se e njihnin si bamirës, jo si një person që ka shkelur ligjin duke kultivuar dhe shitur lëndë narkotike. Askush nuk e prekte banesën e tij. Sa i përket autoriteteve, vërehet një qetësi e tij. Ai sigurohet që analizat të dalin vetëm mbetje plehu. Një qetësi, një rehati jo vetëm e Çervanakut, por edhe vëllait të tij. Ngre dyshime se nuk ka qenë rasti i parë që ky grup kishte kultivuar lëndë narkotike”, ka thënë gazetarja Bezat.