Avokati i Selim Çekajt, Maksim Haxhia ka deklaruar se procesi që po zhvillohet ndaj klientit të tij është jo i rregullt ligjërisht. Ai i ka dërguar një letër Avokatit të Popullit, ku kërkon që ky i fundit të dërgojë një përfaqësues për të ndjekur e monitoruar hetimin ndaj Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt.
Selim Çekaj u arrestua më 1 prill, pas një kontrolli të kryer në Portin e Durrësit ku u gjet një kontenier me një sasi prej 49 kg kokaine, e cila si destinacion kishte firmën në Maminas, të Selim Çekajt.
Në deklaratën e tij para togave të zeza, Çekaj nuk i ka pranuar akuzat, duke thënë se nuk kishte asnjë dijeni për sasinë e drogës së gjetur. Pavarësisht kësaj deklarate, togat e zeza vendosën ta lënë në burg, 72-vjeçarin, i cili është edhe babai i Arbër Çekajt, i dënuar me 14 vite burg për gjetjen e 613 kilogramëve kokainë në një konteiner me banane.