Kokaina në kontejner, gjykata merr vendimin për të atin e Arbër Çekajt

“Burg pa afat” për të atin e Arbër Çekajt. Është kjo masa e sigurisë e caktuar sot nga ana e Gjykatës së Durrësit për Selim Çekaj, pasi u kap me 49 kg lëndë narkotike.

Gjatë seancës gjyqësore ai nuk i ka pranuar akuzat, duke deklaruar përpara trupit gjykues kryesuar nga gjyqtari i çështjes Rexhep Bekteshi, se nuk kishte dijeni për sasinë e drogës së gjetur.

Selim Çekaj u vu në pranga pas kapjes së 49 kg kokainë në kontejnerin me banane që vinte nga Ekuadori. Kontejneri ishte porosi e Çekajt, dhe do të mbërrinte në magazinën e tij “Ecoalmax” në Maminas.

Çekaj ka hapur kompaninë me emrin “Ecoalmax” një muaj pas kapjes së sasisë së kokainës në magazinat e të birit, për transportin e bananeve nga Ekuadori.

Në kontejnerët që transportonin bananet që vinin për llogari të kompanisë së tij, policia gjeti 49 kg kokainë duke e vënë në pranga atë.

Selim Çekaj është babai i Arbër Çekajt, i cili gjithashtu është në qeli për kapjen e 613 kg kokainë në kontejnerin me banane që vinte nga Kolumbia në vitin 2018.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *