Kokaina në portin e Durrësit/ Çuçi: Dëshmi e e luftës pakonpromis përballë krimit të organizuar

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi përmes një postimi në Twitter, ka reaguar për kokainën e kapur në Portin  e Durrësit.

Çuçi shkruan se ky operacion është dëshmi e luftës pakonpromis përballë krimit të organizuar.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për goditjen e suksesshme në Portin e Durrësit, ku u sekuestruan 33.5 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë. Prova e radhës e punës së shkëlqyer hetimore dhe operacionale, e luftës pakonpromis përballë krimit të organizuar dhe dëshmi e pakontestueshme e vendosmërisë tonë për të rritur gjithnjë e më shumë forcën goditëse të Policisë së Shtetit ndaj grupeve kriminale. Operacioni vijon”, shkruan Çuçi.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *