Policia ka sekuestruar ditën e sotme 59 kg kokainë në një kontejner me qymyr në Portin e Durrësit. Ajo ishte fshehur në një kontejner që vinte nga Kolumbia, ndërsa gjatë rrugës kishte kryer edhe ndalesa në porte të tjera.
Hetimet vazhdojnë dhe dyshimet se kemi të bëjmë me një sasi më të madhe droge, që mundet të zbulohet në vazhdim. Ka dyshime se pjesë të saj mund të jenë tërhequr në portet e vendeve të tjera, ku anija ka ndaluar plot 11 herë, qëkur u nis nga Kolumbia.