“Kokaina rozë” e Kolumbisë po përhapet me shpejtësi edhe në Europë

Një lloj droge ngjyrë rozë nga Kolumbia, që është përzierje e MDMA-së dhe ketaminës po përhapet tashmë edhe në Evropë.

E njohur nga blerësit si “tusi”(2C) dhe e referuar nga media dhe policia si “kokaina rozë”, edhe pse nuk përbën kokainë, kërkesa për këtë lloj substance është në rritje dhe tashmë është sekuestruar nga policia në Spanjë, e cila po qarkullon dhe në vende të tjera të Evropës.

Sipas asaj që raporton ‘Vice’, vendasit e quajnë “tusi” sepse dikur përmbante 2-CB. Megjithatë, tani besohet që të jetë vetëm përzierje e ketaminës dhe MDMA-së.

Në qytetet kryesore të Kolumbisë, droga është bërë sinonim i një brezi të ri të trafikantëve që po prodhojnë dhe e shesin drogën për t’u përdorur në klubet e natës dhe jo vetëm.

E cilësuar nga tregtarët, nisur edhe nga ngjyra e saj, si shumë më ekskluzive se kokaina, tusi është më shumë një markë sesa një substancë specifike.

Droga u shfaq për herë të parë në rrugët e Kolumbisë rreth vitit 2010. Pluhuri rozë, i lyer me ngjyrues ushqimor për ta bërë të dallueshëm nga pluhurat e tjerë dhe që kryesisht mbante aromë luleshtrydhe, quhej “tusi”, sepse përmbante drogën psikedelike 2CB.

Që atëherë, testet mjeko-ligjore kanë treguar se droga është shndërruar në një përzierje të paparashikueshme, që më së shpeshti përmban sasi të ndryshme të ketaminës dhe MDMA-së, të grumbulluara me kafeinë.

Produkti, ndryshon në varësi të njerëzve që e përgatisin dhe është gjetur se përmban një sërë substancash të tjera, të tilla si benzos, meth dhe cathinone.

Javën e kaluar, policia spanjolle njoftoi se kishte kapur shtatë anëtarë të një bande që dyshohet se ishin përfshirë në shpërndarjen e kokainës dhe tusi-së në Madrid dhe Malaga. Lënda ishte kontrabanduar me anë të disa valixheve të mbushura me drogë nga Amerika Latine.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *