Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me kokainë dhe para të përfituara nga një aktivitet kriminal.
Ai ka qënë duke udhëtuar me biçikletë gjatë momentin kur është ndaluar nga policia. Gjatë kontrollit të ushtruar nga karabinierët, në xhep dhe në zilën e biçikletës iu gjetën disa doza kokaine të cilën 23-vjeçari po tentonte ta fshihte. Pesha totale e lëndës narkotike ishte 50 gramë.
Burime bëjnë me dije se të riut shqiptar iu gjetën gjithashtu edhe 9 mijë euro si dhe çelësat e hotelit ku po qëndronte.