KOKËTUL “ΣΟΎΛΙΟΝ” SULI

Është irrituese kur sheh nëpër debate televizive përfaqësuesin “gangster” të organizatës “Omonia”, Kokëtul Sulin, teksa i hakërrehet me ofeza apo batuta të fortësh, intelektualëve, politikanëve, gazetarëve që ka përballë. Kujtojmë sjelljen prej laci me aktorin e njohur Laert Vasili (megjithëse ky i erdhi hakut), denigrimet personale të shpeshta që i bën historianit të ri Ardit Bido, mungesën e respektit që ka treguar në përballjet me figura politike dhe mediatike si Shpëtim Idrizi, Artan Hoxha, Arben Meçe etj.

Me një fytyrë të lyrosur si të zhytur në vaj, “Gango Suli”, ofendon, sulmon e shpotit pa fre të gjithë kundërshtarët e Greqisë në tokën e Shqipërisë, me sebep-misionin e pështire të mbrojtjes së të drejtave të minoritetit grek në Himarë. Sulit i djeg shpirti për pronat e himarjotëve, padrejtesitë që u bën qeveria Rama tokave “greke”. Në çdo dalje mediatike, Suli i Zagorisë pëllet për hajdut Ramën, për hajdutët e qeverisë, për hajdut Spak-un, për hajdutët e policisë e të Shqipërisë. Epirioti Fredi Bejleri nuk është hajdut, se është grek, kështu mendon Kokëtul Suli, që çdo kryetar bashkie që vendos qeveria është dhe do jetë hajdut.

Dy pyetje të vogla për Sulin e Zagorisë:

Ortaku yt a është hajdut si drejtoreshat e kadastrës që ka vendos “Qeveria Rama” apo burrë i ndershëm si kandidati për kryetar bashkie Himarë që ka përzgjedhur “Qeveria Mitsotakis”

Si qiraxhi profesionist që je prej do kohësh në Livadhë, a di gjë për vjedhjet, falsifikimet, shpërdorimet e detyrës që janë bërë në atë cep të bukur toke, buzë detit, ku ti bën bosin me puro e sillesh si “gango” fshati?

Pas këtyre të voglave do vijnë dy të mëdhatë, Kýrie Soúli.
Mirëpresim reagimin tënd prej gangsteri grek apo shqiptar, si ta kesh më mbarë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *