Një “blackout” masiv i sistemeve të IT ka goditur globalisht bizneset, bankat, spitalet dhe linjat ajrore të enjten dhe të premten e kaluar. CrowdStrike, kompania e sigurisë kibernetike, dha një përditësim të gabuar të softuerit që ndikoi në Microsoft Windows.
CEO i CrowdStrike, George Kurtz kërkoi falje dhe tha se mund të kalojë një kohë e gjatë për rikuperimin e plotë të sistemeve. Tani disa shërbime ajrore janë rikuperuar, ndërsa bizneset dhe bankat po përballen me pasojat e humbjeve dhe vonesave. Shërbimet shëndetësore në Britani, Izrael dhe Gjermani gjithashtu kanë pësuar probleme.
Ekspertët e teknologjisë nënvizojnë cenueshmërinë e teknologjive të ndërlidhura dhe kërkojnë që të merren masa për të parandaluar incidente të tilla në të ardhmen.