Katër ditë më parë kryeministri Edi Rama publikoi lajmin e rëndësishëm për sa i përket uljes së tarifës për rinovimin e patentës. Kreu i qeverisë tha se duke filluar nga nëntori, aplpikantët për rinovimin e lejeve të drejtimit do ta marrin atë me çmim më të lirë. Nga 3500 lekë (35 mijë lekë të vjetra) do të bëhet 2000 lekë (20 mijë lekë të vjetra).
I ftuar në studion e “Abc live”, Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ka dhënë detaje për vendimin e uljes së çmimit për rinovimit të patentave shpjegoi se kategoria që përfiton janë ata mbi 50 vjeç, të cilëve iu duhet të rinovojnë më shpesh lejen e qarkullimit.
“Ulëm tarifën, 43% më pak. Është një shifër goxha e rëndësishëm për një shtresë që do vijë ta bëjë shpesh këtë gjë. Çmimi është ulur nga 35 mijë lekë në 20 mijë lekë,” tha ai.
Por çfarë ndodh me kalimin e kontrollit të automjetit nga privati në shtet? Gonxhe sqaroi se është zgjatur koha e shërbimit të kolaudimit dhe tarifa nuk ndryshon.
“Për të gjithë ata që e kanë bërë këtë kolaudim, përfitojnë një shtyrje 2-vjeçare kur janë mjete individuale. Për mjetet e tjera, ato që kanë pasur çdo gjashtë muaj e bëjnë 1 vit, këtu futet taksitë, autobusët. Mjetet individuale përfitojnë 2 vjet.
Një nga të mirat e kalimit në DSHPTRR, tarifa nuk ndryshon. Për shkak të dyfishimit të kohës edhe të jetë përgjysmuar. Po investojmë ende në sistem. Kemi rritur nivelin e kontrollit. Shumica e njerëzve e kanë në vitin 2022. Po investojmë që të ketë një krehje më të mirë para se të hysh në kolaudim. Punojmë ndryshe nga SGS, deri në orën 19:00 të hënave. Mendojmë që me periodicitetin e ri, makinat e reja nuk vinë fare në tre vitet e para,” tha ai
/Burimi: ABC/