Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë bën bilancin e punës: Ja sa rekurse janë pranuar

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë ka publikuar disa shifra për vitin 2021 dhe gjashtëmujorit të parë të 2022-shit sa i takon rasteve të rekurseve.

Përmes një njoftimi Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë thekson se kanë kaluar me sukses 421 rekurse të paraqitura nga individët/personi juridik privatë. Ndërkohë, për 2022-shin, nga 892 vendime të dhëna për zgjidhjen e çështjeve në themel kanë marrë zgjidhje përfundimtare 751 çështje, ndërsa 141 çështje janë kthyer për rigjykim.

NJOFTIMI
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, dëshiron të sjellë në vëmendje të opinionit publik se për vitin 2021 dhe gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, kalimi me sukses i testit të pranueshmërisë së rekursit ndërmjet individit/person juridik privat nga njëra anë, dhe organeve publike nga ana tjetër, paraqitet në favor të të parëve.

*Për vitin 2021 testin e pranueshmërisë e kanë kaluar me sukses 421 rekurse të paraqitura nga individët/personi juridik privatë (55,3%), kundrejt 340 rekurseve të paraqitura nga organet publike (44,6%).
*Edhe për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 testi i pranueshmërisë së rekursit rezulton i suksesshëm për individët/personat juridik privatë. Nga 892 vendime të dhëna për zgjidhjen e çështjeve në themel kanë marrë zgjidhje përfundimtare 751 çështje, ndërsa 141 çështje janë kthyer për rigjykim.
Në totalin e këtyre çështjeve, 51,46% i zenë rekurset e paraqitura nga individët/personat juridik privatë, 32,7% janë rekurset e paraqitura nga organet publike, ndërsa për çështjet e prishura dhe të kthyera për rigjykim 5,71% janë rekurset e paraqitura nga individët/personi juridik privatë dhe 10,1% janë rekurset e paraqitura nga organet publike.
Duke iu referuar 751 çështjeve që janë zgjidhur përfundimisht nga Kolegji Administrativ, rezulton se testin e pranueshmërisë e kanë kaluar me sukses 459 rekurse të paraqitura nga individi/person juridik privat (61,1%), kundrejt 292 rekurseve të paraqitura nga organet publike (38,9%).

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *