Kolegji Zgjedhor vendosi të pushojë padinë e bërë nga Lefter Maliqi, kandidati i “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit në bashkinë Kuçovë për rihapjen dhe rinumdërimin e kutive.
Sipas Kolegjit Zgjedhor, pretendimet e ngritura në proces nga pala paditëse mund të shqyrtohen në gjykimin në themel të padisë për pavlefshmëri të zgjedhjeve.