Gentjan Medja, Alma Kolgjoka, Manjola Xhaxho, Esmeralda Xhili dhe Asim Vokshi do të jetë trupa gjykuese e cila do të gjykojë ankimimin e PD-së dhe PS-së në Kolegjin zgjedhor për fletën e votimit të 25 prillit. Relatore e çështjes është gjyqtarja Manjola Xhaxho, ndërsa seanca pritet të nisë këtë pasdite, në orën 16:00.
Fleta e votimit me emra dhe horizontale, nuk ka kënaqur asnjë nga partitë politike. Partia Socialiste kërkoi që ajo të jetë me numra e ndërsa Partia Demokratike me emra. Ndonëse kryekomisioneri Ilirjan Celibashi zgjodhi këtë të fundit, sërish demokratët mbetën të pakënaqura sepse e donin në versionin vertiakal dhe jo horizontal. Për këtë arsye, të dyja vendosën që ta ankimonin.
Një tjetër pikë e rëndësishme e ankimimit të PD-së ishte edhe ndryshimi i logës që Bindjes Demokratike e themeluar nga një ish demokrat, Astrit Patozi, me argumentin se ishte shumë e ngjashme me PD-në. Për një gjë të tillë ra dakord edhe vetë ‘Bindja Demokratike’.
Sot Kolegji Zgjedhor do të thotë fjalën e fundit se si do të jetë fleta e votimit në 25 prill.