Një nga kolegët e Arjan Salas ka rrëfyer momentin e fundit të të riut që sakrifikojë e tij për të shpëtuar dhjetëra punëtorë në një magazinë që u përfshi nga zjarri në Tiranë.
Kolegu i Arjanit, thotë se pasi morën njoftimin për zjarr kanë shkuar për të vënë flakët nën kontroll, por nuk kanë mundur dhe kanë dalë.
Arjani ka hyrë përsëri duke iu thirr të gjithëve që të dilni nga magazina, madje ai iu ka kërkuar dhe kolegëve të tij që të dilnin nga magazina, teksa vet kontrollonte nëse në magazinë ndodheshin punonjës të tjerë.
Arjani shpëtoi dhjetëra jetë, por vet humbi jetën tragjikisht. Për gjestin tij të rrallë ai është shkallur “Dëshmor i Atdheut.”
“Po konsumonin një cigare, vjen një thirrje në radio se po del tym mbrapa, ecën dy tre hapa dhe nadlon e i kërkon sqarim në radio se ku, i thonë në marazin poshtë. Kthejmë kokën, e shikojmë duke ecur me vrap Arjanin, përnjëherë nisemi, 4-5 sekonda pas tij, është futur në magazinë, jemi futur dhe ne, aty ishte një tym i madh, tmerr i madh. kemi dal të tre, e mbaj mend që kemi dal të tre. Pastaj kam shkuar për të marrë një bombol për të shuar zjarrin dhe një shok tjetër, Arjani është kthyer te magazina tjetër ku ka pasur shumë afër bombulën që ja ka dhënë një punëtor dhe u fut direkt, pë rnjë minutë arritëm ne me bombola të tjera, u futëm dhe po e shihja veten shumë keq e po dëgjoja “dilni”. Ai i ka nxjerr, po na bërtiste dhe ne qe dilni, kur kam dal jashtë pash që nuk është Arjani, e kam kërkuar në telefon dhe nuk mu përgjigj.”-tha një nga kolegët e Arjanit./Opinion.al