Kolonës zanore të ‘La Casa del Papel’ do t’i kushtohet një dokumentar…

‘Bella Ciao’, një ndër këngët e cila ka shoqëruar serialin që pati rekord shikueshmërie, ‘La Casa del Papel’ tashmë do t’i kushtohet një dokumentar.

Dokumentari i parë i klasifikuar në thirrjen për zhvillim të vitit 2020 të rajonit Emilia Romagna, tani do të paraqitet zyrtarisht në “Bio to B”, tregu ndërkombëtar i Festivalit Biografilm.

Kënga italiane që ka bërë më shumë jehonë, ‘Bella Ciao-Historia përtej mitit’ është kënga më e dëgjuar italiane në botë në vitet e fundit dhe me mbi një miliard shikime në internet.

Kënga ka në thelb luftën dhe rezistencën dhe është përdorur në çerek shekullin e fundit nga dhjetëra realitete protestuese, nga Pranvera Arabe, në protestat në Mumbai, nga lufta kundër globalizimit, te lufta kundër ndryshimit klimatik, në lëvizjet rrugore në Liban, Kili dhe Turqi.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *