Një banesë në fshatin Vodicë të Kolonjës është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Dëmet materiale janë të shumta, por fatmirësisht falë ndërhyrjes së zjarrfikëses nuk ka të lënduar.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se zjarri ka ardhur për shkak të një problemi në oxhak dhe më pas flakët janë përhapur në gjithë banesën.