Një kufomë njeriu është gjetur këtë të shtunë në fshatin Kreshovë të Kolonjës.
Mësohet se trupi i dekompozuar i përket gjinisë mashkullore, si dhe është gjetur nga dy barinj të zonës.
Dyshohet që viktima të ketë vdekur aksidentalisht, pasi terreni ku eshte gjetur është shume i thyer.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 11.06.2022, rreth orës 14:00, jemi njoftuar se mbi fshatin Kreshovë, Kolonjë, në afërsi të piramidës nr. 4, dy barinj të zonës, kanë konstatuar një kufomë njeriu të seksit mashkull, të dekompozuar.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.