Bashka Kolonjë ka përfunduar numërimin e votave ku fitues rezulton kandidati i PS-së për kryetarë bashkie, Erion Isai, i cili është rikonfirmuar për një tjetër mandat.
Duke folur pas rikonfirmimit, Isai foli për një garë të bukur: “Rezultati është më i larti që ka marrë një kryetar bashkie i Kolonjës. Do të jetë një 4 vjeçar i ekonomisë së Kolonjës. Fushata ishte e qetë, Ethemi nuk ishte i qetë. Ka kohë të gjejë qetësinë në një qytet më të bukur dhe më të mirë për. Vazhdojmë numërimin në këshillin bashkak, na duhet një këshill i fortë dhe solid me PS se kemi punë të mëdha përpara për të bërë.”
Kolonjë: 28/28 kuti të numëruara
Erion Isai PS 3873
Ethem Lumani BF 2150