Teksa kanë mbetur edhe pak orë para se të bëhet i ditur emri i fituesit të 200 mijë eurove në ‘Big Brother Vip Kosova’, banorët kanë bërë disa premtime për njëri-tjetrin. Një premtim e bëri edhe Juliana Nura, e cila i tha Mbresës se në rast që fiton ‘BBVK’, ajo do t’i dërgojë të gjitha vajzat që ishin pjesë e shtëpisë së famshme në Dubai.
“Nëse fitoj në Dubai do të shkojmë, ne vajzat pa djemtë, Dubai nuk është shtrenjtë”, tha Xhuli.
Kujtojmë se Xhuli dhe Vedati kanë pasur debate të forta mes tyre pikërisht për Dubain. Fjala “Komandant Dubai”, nxiti shumë përplasje pasi Juliana e mori si ofendim, duke thënë se është krahasuar me vajzat që shiten.
“Komandant Dubai e dijmë që i bie komandant eskorti, domethënë para që fitohen me prostitucion”, tha Xhuli.
Ajo kërkoi një falje nga Vedati për fjalorin që përdori, mirëpo aktori nuk e bëri një gjë të tillë.