Komandanti i zjarrfikësve: Situata shumë e vështirë te ‘Casa Italia’, rrezikojnë të plasariten muret

Një magazinë e qendrës tregtare “Casa Italia” është përfshirë dje nga flakët. Situata është ende e vështirë edhe sot pasi zjarri vijon në brendësi mes pirgjeve me rroba. Komandanti i repartit të zjarrfikëseve, Saki Sheshi në një prononcim për ‘News24’, tha se zjarrfikësit po hyjnë nga 4 drejtime me nga dy punonjës, ndërsa sqaroi se deri më tani nuk kanë gjetur gjurmë të shefit të sigurisë Arjan Sala, 33-vjeç.

“Situata është shumë e vështirë aty poshtë pasi kanë rënë raftet metalikë dhe vështirësohet lëvizja.

Shqetësimi më i madh është ruajtja e konstruktit mbajtës të objektit pasi temperatura e lartë rrezikon të plasaritë muret. Me hidrantët e qendrës tregtare kemi shpërndarë uji në katin mbitokësor që të mos lejojmë nxehtësinë që të ngjitet lart. Deri tani vatra është nën kontroll dhe nuk ka përparim drejt katit 1 apo katit minus 2.”, pohoi ai.

Komandanti i repartit zjarrfikës tha se hidrantët janë në funksion por nuk janë vënë dot në punë nga personeli i magazinës, ndërkohë që ai thotë se nuk ka sistem qendror nga lart të fikjes së zjarrit. Mendohet se një defekt elektrik mund të ketë bërë aktivizimin e flakëve, megjithëse ende nuk dihet shkaku i vërtetë i rënies së zjarrit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *