Kombëtarja del duarbosh në Varshavë

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuar në pjesën e parë nga Swiderski (41′) i dhuroi fitoren polakëve, në një ndeshje ku kuqezinjtë patën mundësinë për të marrë diçka më tepër.

Nuk nis në mënyrën e duhur as aventura e trajnerit Sylvinho në krye të Shqipërisë, por skuadra e tij tregoi një fytyrë ndryshe. Duke nisur që nga skema e përdorur, me një lojë të bazuar në mesfushë, e cila dha sinjalin se ndaj Polonisë ishim të barabartë.

Shqipëria doli duarbosh në një ndeshje ku mund të merrte pikë për atë që lojtarët kuqezi dhanë në fushë, sidomos në pjesën e dytë, ku nuk munguan rastet për gol.

Kombëtarja rikthehet në fushë në qershor, ndaj Moldavinë dhe Ishujve Faroe. Në anën tjetër, polakët marrin tri pikët e para në grupin E dhe pozicionohen të dytët pas dy ndeshjesh. Çekia u ndal në një barazim 0-0 në Moldavi.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *