UEFA po heton lojtarëet femrave të Republikës së Irlandës. Një video e tyre duke kënduar një këngë që përmban thënie pro-IRA (ushtria irlandeze e jashtëligjme) u shfaq pas fitores së tyre në play-off të Kupës së Botës ndaj Skocisë.
Organi drejtues i futbollit evropian konfirmoi se një inspektor i etikës dhe disiplinës do të mbikëqyrë rastin, me informacionin mbi këtë çështje që do të vihet në dispozicion në kohën e duhur, pasi rracizmi është shkelje e rëndë.
Të mërkurën trajnerja e Republikës, Vera Pauw deklaroi se ekipi kërkon falje “nga thellësia e zemrave tona” për videon. Kjo u shfaq në mediat sociale pas fitores së tyre 1-0 në Hampden Park që i pa ata të arrinin Kupën e Botës për herë të pare në histori.
Pamjet treguan anëtarët e ekipit duke brohoritur parullën pro-IRA në dhomën e zhveshjes së stadiumit pasi goli i Amber Barrett i kishte fituar skuadrës një vend në finalet e vitit të ardhshëm në Australi dhe Zelandën e Re.