Kombëtarja mëson nesër kundërshtarët e Euro 2024!

Në Çfarë do të përcaktohet me short më 2 dhjetor 2023 në Hamburg?

Grupet e raundit paraprak do të hidhen në short më 2 dhjetor (nga ora 18:00 me orën e Berlinit, Tiranës dhe Prishtinës) në ndërtesën e Filharmonisë së Elbës në Hamburg. Ekipet janë ndarë në katër vazo, në varësi të performancës së tyre në grupin e tyre kualifikues. Të tre skuadrat e kualifikuara përmes play-off-it përfundojnë në vazon e fundit 4.

Gjermania si organizatore e eventitt është kryesuese e Grupit A dhe do të jetë një nga dy ekipet e ndeshjes hapëse më 14 qershor.

 

Kurse Shqipëria, e cila merr pjesë për herë të dytë në një kampionat evropian, ndodhet në vazon e dytë, së bashku me Hungarinë, Turqinë, Rumaninë, Danimarkën dhe Austrinë. Ekziston pra një shans teorik, që Shqipëria të hapë Europianin përballë Gjermanisë.

Si do të ndahen biletat për tifozët e vendeve që nuk janë kualifikuar ende?

Faza e parë e klasifikimit, pra, ka përfunduar. Sipas UEFA-s, kishte rreth 20 milionë aplikime për rreth 1.2 milionë bileta. Pas përcaktimit të grupeve të raundit paraparak më 2 dhjetor, vijon faza tjetër, në të cilën hidhen në treg rreth një milion bileta. 500,000 bileta të tjera do të dalin në shitje pas raundit play-off në mars. Në total ka rreth 2.7 milionë bileta për 51 ndeshjet e turneut. Të gjitha biletat janë të personalizuara dhe do të jenë vetëm në formë digjitale

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *