Dëmtimi i Ardian Ismajlit prishi planet e trajnerit të Kombëtares Shqiptare, Sylvinho. Braziliani nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin e Empolit për duelin e 27 Marsit kundër Polonisë. Për këtë arsye stafit kuqezi iu desh të bënte disa ndryshime në listën prej 23 futbollistësh.
Enea Mihaj është ftuar për të marrë vendin e Ismajlit, i cili ka pësuar një dëmtim serioz. Mihaj do të jetë në dispozicion të skuadrës për t’u stërvitur normalisht me grupin, duke rritur shanset e prezencës së tij në transfertën polake.
Mbrojtësi ka qënë një pikë fikse në skuadrën portugeze. 24-vjeçari pritet të garojë për një fanellë titullari me lojtarë si Marash Kumbulla, Frederik Veseli dhe Jon Mersinaj. Një garë e fortë në tryezën e Sylvinhos, me 48-vjeçarin që pritet të hedh në fushë një formacion me katër mbrojtës.