Kombëtarja shqiptare nën ‘kthetrat’ e COVID-19/ Në prag të sfidës me Hungarinë infektohet mbrojtësi i rëndësishëm  

Kombëtarja shqiptare duket se nuk do ta ketë edhe aq të lehtë sfidën e saj të rëndësishme me Hungarinë.

Ekipi “Kuqezi” ka nisur që prej ditës së hënë grumbullimin dhe stërvitjet intensive, në kuadër të dy sfidave të rëndësishme ndaj Hungarisë dhe Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Departamenti i Komunikimit në FSHF-ë, bën të ditur për mediat dhe opinionin publik se, ditën e djeshme është larguar nga grumbullimi mbrojtësi Erjon Hoxhallari si edhe fizioterapisti i Kombëtares, Arzen Voci, të cilët pas testeve të kryera, rezultuan pozitivë me Covid-19.

Hoxhallari dhe Voci, janë larguar menjëherë nga hoteli ku gjenden të grumbulluar për t’u karantinuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Kësisoj, Hoxhallari nuk do të jetë pjesë e Kombëtares për dy ndeshjet që cilësohen si vendimtare për Shqipërinë në ëndrrën për të prekur zonën e play-off-it, ku fillimisht do të luajnë më 9 tetor ndaj Hungarisë në transfertë, ndërsa tre ditë më vonë, më 12 tetor do të presin Poloninë në stadiumin “Air Albania”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *