“Komente dritëshkurtër” Dua Lipa reagon mbi deklaratat e zyrtarëve britanikë për shqiptarët

Ylli i muzikës ndërkombëtare Dua Lipa ka folur në lidhje me mënyrën sesi ministrat britanikë u janë referuar emigrantëve shqiptarë.

Në një intervistë të dhënë për “Sunday Times” ajp e ka quajtur këtë qasje si “shkurtpamëse” dhe se deklaratat e bëra nga zyrtarja e Ministrisë së Brendshme të Britanisë, Suella Braverman, që ka veçuar shqiptarët si “kriminelë” e kanë lënduar.

“Sigurisht që më ka lënduar. Gjitha fjalët që janë thënë për emigrantët? Gjithmonë kam menduar se Londra është një bashkim kulturash. Se kjo është pjesë përbërëse e qytetit. Kur dëgjon që Qeveria flet për shqiptarët në atë mënyrë, atëherë të dhemb. Është shkurtpamëse dhe mendjeshkurtër, por është mënyra se si mendojnë njerëzit. Pavarësisht se sa shumë përpiqemi të ndryshojmë këtë retorikë, gjithmonë do të ketë të tillë që do të mendojnë, ‘imigrantët po vijnë në shtetin tonë dhe po na marrin vendet e punës” – ka thënë Lipa.

Ndër të tjera ylli i muzikës është shprehur se të gjithë që kanë ardhur në Britani nga vendet tjera është dashur të punojnë tepër për të arritur aty ku janë: “Emigrantët që kanë ardhur këtu kanë fituar paratë e tyre duke punuar jashtëzakonisht shumë. Duhet më tepër ndjeshmëri, pasi njerëzit nuk largohen nga shtetet e tyre nga dëshira, por vetëm nëse është shumë e nevojshme apo se frikësohen për familjet e tyre”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *