Komentet në postimin e fundit të Kendall Jenner kaluan çdo imagjinatë! Çfarë ndodhi?

Kendall Jenner mund të jetë me pushime, por nuk mund t’u largohet komenteve tallëse të fansave të saj.

Më 12 dhjetor, modelja postoi disa foto në Instagram me veshjen më të mirë të après-ski: një xhaketë prej lëkure të mbushur ngjyrë jeshile Loewe (7750 dollarë) e shoqëruar me një kapele Emma Brewin (615 dollarë).

Por, pavarësisht çmimit, xhupi i saj – që ia kemi parë veshur edhe shoqes së saj Hailey Bieber – nuk është pëlqyer nga ndjekësit e saj.

Komentet ishin të shumta si “Xhupi duket paksa si një thes”,  “Xhupi më i shëmtuar që ke veshur” etj., por një koment ka kaluar çdo nivel kreativiteti: “Xhupi duket si skrotum( “qesja” prej lëkure që përmban testikujt)”. Wow. Fansat e Kendall janë të paimagjinueshëm. Të tjerë u tallën me faktin se xhupi ia tregonte gjoksin më të madh.

Jenner u shfaq me trendin e ri “cold girl makeup” në fotot në fjalë, ndërsa pozon në mes të borës.

Në nëntor, top modelja zgjodhi një tjetër veshje të diskutueshme kur doli në rrugët e Los Angeles e veshur vetëm me një pulovër dhe geta pa pantallona.

Është e qartë se ajo nuk ka frikë të kthehet në objek bisede (qoftë për mirë apo për keq) me rrobat e saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *