Komentet negative në rrjetet sociale/ Reagon babai i Kiara Titos, kritika për…

Babai i Kiara Titos ka reaguar pas komenteve negative me të cilat është përballur vajza e tij pas daljes nga shtëpia e BBV.  Ai u shpreh se Kiara ‘vetëm qante’ dhe se ky qëndrim vjen si pasojë e këtyre komenteve negative, madje theksoi se inati i saj do të jetë edhe më prezent.

“Vetëm qante, është shumë e thjesht nga jashtë. S‘ka sharë njeri, është e tejmbushur. Tani nuk po vepron në inat e sipër, 1 javë maximumi i zgjat inati. Nuk mban inat Kiara, njerëzit që nuk i do nuk i shan, por i injoron. Njerëzit do thonin kjo nuk ndryshoka, po kokëderre qenka. Është një lojë. E kem thënë që është një lojë. Ne do vazhdojmë me këtë pjesë që të mos goditet më Luizi. Fillon e mbaron Big Brother vetëm Kiara dhe Luiz. Çfarë është rreth Luizit do përmendet”, tha ai.

Ai shtoi se e bija po paguan një çmim për të tjerët, madje edhe kritikoi opinionisten Zhaklin Lekatari për qëndrimet e saj kontradiktore.

“Kiara po paguan një çmim për të tjerët. Është më e afërt sepse e pa reagimin e njerëzve. Për të qenë është e ftohtë se është natyrë e saj. Tani një reagim do e bënte. Po të mos bënte reagim do thonin pse nuk reagoi. Një lidhje që ka 2 persona, kur lidhen bashkë nuk ka një shabllon që duhet të ndiqet. Kjo është një lidhje që vendoset këtu. Mund të zihen në darkë dhe pajtohen në mëngjes. Disa javë përpara Zhaklina e pyeti Kiara pse nuk pranon të të ndihmojë Luizi. Kur I bëri pyetjen primen e shkuar, tha jo gratë duhet të jenë vetë. Ajo zgërdhihet”, përfundoi ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *