Prova e javës për banorët e ‘Big Brother Vip’ ishte leximi i komenteve të publikut dhe gjetja e personit të cilit i drejtohen.
Për secilin nga konkurrentët ishin përzgjedhur dy komente: një pozitiv dhe një negativ. Mes komenteve të shumta ra në sy ai për blogurën Sarah Berisha. Dikush i shkruante se ajo është “thëngjill” i mbuluar dhe se po e përdorte afrimitetin me Dj PM, i cili i ka shprehur pëlqimin, për të bërë lojë dhe për të qëndruar sa më gjatë aty brenda.
Komenti negativ për Sarëhn ishte: “Po kjo a bën lojë apo jo? Thëngjill i mbuluar Sara… problemi është të dalësh nga ‘Big Brother VIP’ me dinjitet, pa u përdorur nga askush… kjo është fitore”.
Pas përfundimit të lojës, Sarah nisi të bisedonte me Arjolën për mënyrën se si publiku i gjykonte sjelljet dhe veprimet e tyre në shtëpi.
Pjesë nga biseda:
Arjola: Nuk ke pse ndikohesh.
Sarah: Jo, jo, nuk ndikohem. Se nuk është se më bëjnë ndonjë…
Arjola: Shiko, se ndikohem dhe unë, po ideja është që kur ndikohesh, ti po mendon.
Sarah: Po të gjithë i mendojmë. Ajo gjë dihet, se kur kemi hy këtu…
Arjola: Njerëzit e shifon lloje llojesh.
Sarah: E shofin shumë më ndryshe.
Arjola: Dhe përjetimet i kemi neve. Ti nëse e ndjen dhe e pëlqen, mos u privo.
Ndërsa komenti negativ për Arjolën theksonte fjalën “dyfytyrësi”. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak aktores, e cila tha se përkundrazi është një person shumë i sinqertë dhe se ky virtyt nuk ka të bëjë me dyfytyrësinë.
Arjola: Unë të kam nominuar ty Sarah dhe të vij të të them ‘Oh Zot sa e mirë që je! Vdes për ty!’. Kjo është pafytyrësi. Dyfytyrësia nuk është e sinqertë. Nuk ka sinqeritetin për bazë. S’më lidh asgjë me atë koment.
Sarah: Mbase njerëzit nga jashtë e shofin që…
Arjola: Nuk e shofin, nuk analizojnë. E marrin gjënë cekët, e gjykojnë cekët. Pse duhet të mërzitem unë për një njeri që ka gjykuar cekët?!
Sarah është në nominim dhe rrezikon të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP” sonte. Të nominuarit e tjerë janë Monika, Iliri dhe Graniti.
/Priza.al/