Alesia Bami është një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it. Moderatorja bukuroshe bie në sy, në çdo dalje të saj. Së fundmi në rubrikën ‘Trotuar’ në “E Diell” u diskutua mbi tendencën e vajzave të sotme për të pasur gjoks dhe të pasme të mëdha.
E në këtë diskutim nuk mungoi edhe një mendim nga Alesia Bami, e cila jo pak herë është “shënjestruar” në lidhje me këtë temë.
“Unë nuk i vë ato kilet jo për Kim Kardashian, por për asnjë në botë. Mua m’i ka falur Zoti dhe nuk kam çfarë të bëj, të gjykojnë njerëzit apo të mos gjykojnë. Gjëja më e shëmtuar është kur dëgjon njerëz që të komentojnë në bazë të formave trupore dhe thonë nuk ke tru në kokë.
Jo mo jo se një femër trutë në kokë nuk ia vendos as vithet, as gjoksi. Unë nuk e ndryshoj dot veten time dhe të dal në ekran t’i them vajzave mos u bëni kështu si jam unë. Unë këto kile nuk kam pse t’i humb për të mos dhënë këtë model. Vajzat janë aq të zgjuara”, u shpreh Alesia Bami.