U bë i njohur në vitin 2014 për ngritjen e dronit në stadiumin e Partizanit të Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri me flamurin e veçantë. 9 vite më vonë Ballist Morina ka trazuar sërish ujërat me një koment që ka bërë për kombëtren serbe.
Ballist Morina ka komentuar në një foto e cila tregon që Serbia është kualifikuar në Euro 2024 dhe ai shkruan, ”Qetësohuni lepuj, unë jam këtu për të rregulluar fatin tuaj, mos u shqetësoni për këtë! Shihemi në fazën e eliminimit!” Ky koment nuk ka kaluar pa rënë në sy edhe në Serbi, ku media Kurir e ka cilësuar si skandal dhe provokim.
”SKANDAL! Sërish provokim i urrejtjes serbe: Një tifoz i Shqipërisë fyen dhe nënçmoi popullin tonë përmes llogarisë zyrtare të UEFA-s. Kualifikimi kombëtares serbe të futbollit në Kampionatin Europian shkaktoi shumë vëmendje në Shqipëri. Në llogarinë zyrtare të UEFA-s kushtuar EURO 2024, pasi Serbia siguroi zyrtarisht një vend në spektaklin e madh, një numër i madh komentesh negative nga Shqipëria thjesht ‘e varrosën’ këtë profil, shkruan ndër të tjera Kurir.