Ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit në të gjithë vendin që nga mëngjesi i ditës së sotme.
Fillimisht procesi ka nisur për zonat më të largëta nga KZAZ dhe më pas për zonat e tjera më të afërta.
E teksa materialet zgjedhore janë shpërndarë, komisionerët e PD nuk janë paraqitur në KZAZ-të e bashkisë së Dropullit për tërheqjen e këtyre materialeve. Materialet janë tërhequr në 7 qendra nga 37. Ende nuk ka një sqarim se përse nuk janë paraqitur komisionerët në qendrat e votimit.
Sakaq, komisionerët e PS-së dhe koalicionit Berisha-Meta janë paraqitur në të gjitha qendrat e votimit.