Komisionet e përhershme parlamentare, ja skema që do të përdoret

Ditën e sotme në Kuvend do të shqyrtohet përbërja e komisioneve të përhershme parlamentare.

Herën e fundit seanca për këtë çështje u shty për shkak se LSI pretendoi se nuk ishte njoftuar ndërkohë ajo parti nuk ka grup parlamentar ende.

PD nuk do të tërheqë deputetë që LSI të futet në komisione. Skema që do të përdoret është që opozita të futet bashkë dhe PS ndërkohë të shtojë numrin e deputetëve të saj në komisione në mënyrë që të jetë mazhorancë.

Po ashtu PD në këtë sesion të ri parlamentar një prej kërkesave kryesore do të ketë Reformën Territoriale dhe deputetëve e kryetarëve të degëve u janë kërkuar propozime për të negociuar më pas me PS.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *