‘Komisioni Europian në marrëdhënie me Shqipërinë, në konflikt interesi’

Nga Ylli Manjani

Komisioni Europian në marrëdhënie me Shqipërinë ka kohë që është në KONFLIKT INTERESI. Kam kohë që e them këtë gjë.

Me pak fjalë, Komisioni shfaqet si “bashkautor” i reformës në drejtësi, në një vend si Shqipëria, ku presupozohej ta monitoronte në emër të Bashkimit Europian. Mirëpo nuk mund të monitorosh objektivisht diçka që ke bërë vetë. Ky është thelbi i Konfliktit të Interesit.

Cili tregtar e shan mallin e vet?- themi ne këtej.

Ky pozicion konfuz i Komisionit në raport me Shqipërinë shpjegon:

  1. Rritjen e skepticizmit të shteteve anëtare të BE ndaj nesh. Qeveri të ndryshme Europiane përdoren burime alternative për t’u informuar realisht mbi progresin në Shqipëri, sepse Komisioni ishte jo objektiv.
  2. Rënien e të gjitha rekomandimeve pozitive për marrjen e një date për çelje negociatash.
  3. Kakofoninë në qëndrim, pasi po i njëjti Komision nuk sugjeron që, modelin e reformës në Shqipëri, të përdorë Maqedonia dhe Kosova. Ledi Bianku sot ka analizuar gjerësisht këtë gjë në shkrimin e Tij “Krämer kundër Krämer“.

Sigurisht që konceptimi i mrrëdhënieve Shqipëri-BE si marrëdhënie ndërpersonale miqsh (Rama-Mogherini më së shumti) ishte i dëmshëm.

Shumë i dëmshëm madje!

Le të themi që nga dashamirësia ndërpersonale nuk përfitoi Shqipëria. Por nuk mendoj se ka fituar as BE…

Ndaj vendosja e kësaj marrëdhënie në shina parimore është rruga e çeljes së bisedimeve reale për anëtarësim. Është rruga që ne, më shumë e Europa, kemi nevojë.

Nuk është punë ambasadorësh kjo, por marrëdhënie institucionale.

Kështu e kam parë dhe e shoh këtë marrëdhënie, pa mu lëkundur aspak europianizmi si filozofi të cilës i përkas me vetdeklarim.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *