Komisioni Europian: Nuk ndërhyjmë në situatën e brendshme në PD

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero është pyetur nga Faxnews lidhur me situatën aktuale në Partinë Demokratike.

Ana Pisonero ka zgjedhur të mos ndërhyjë në situatën e brendshme në PD. Ajo ndër të tjera tha se ka kërkuar që qeveria dhe opozita të sigurojnë vazhdimin e reformave.

“Ne nuk komentojmë dhe nuk përfshihemi në çështjet e brendshme partiake. Ne do të vijojmë të kërkojmë nga qeveria dhe opozita që të sigurojnë e vazhdojnë ta kenë fokusin tek reformat ku përfshihet, strukturim i mëtejshëm në luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit si dhe për shtimin e kohës së veprimit përmes ndryshimit kushtetues të organeve të vetingut. Këto janë të një rëndësie kyçe për rrugën e integrimit evropian”, ka deklaruar ajo.

Image

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *