Një nivel i lartë i akrilamidit, substancë e konsideruar kancerogjene, është gjetur në patatinat me shije speci të prodhuara në Serbi, sipas një njoftimi të Komisionit Evropian.
Raportimi i produktit është bërë nga Kroacia, e cila kanë refuzuar futjen e tyre në tregun kroat pasi ka përmbatje të lartë të akrilamides.
Sipas raportimeve, akrilamide formohet kryesisht gjatë përpunimit të ushqimit në temperatura mbi 120 gradë, si dhe në lagështi të ulët, që nënkupton pjekje, skuqje dhe forma të tjera të përgatitjes.
Zakonisht gjendet në bukë, patate të skuqura, drithëra mëngjesi, biskota, krisur dhe kafe.
Akrilamidi shndërrohet në trup në glicidamid, i cili shkakton mutacione dhe dëmton ADN-në.
Siç njofton Agjencia Kroate e Ushqimit, vlerësohet se prania e akrilamidit në ushqim mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit në të gjitha grupmoshat.