Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit/ ‘Media duhet të jetë prezente’, ja çfarë thonë deputetët e PD-së dhe PS-së

Është mbledhur sot për herë të parë Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, ku do të shqyrtohen parregullsitë e këtij procesi

Deputeti i PD-së Ervin Salianji tha se Partia Socialiste po tenton që të ngadalësojë procesin, një përpjekje kjo sipas tij që është e pritshme. Më tej Salianji kërkoi që media të jetë e pranishme në këtë Komision pasi është një çështje që prek gjithë opinionin publik.

Ervin Salianji: Përpjekja e PS-së për të penguar punën është e pritshme, padiskutim që tregon para opinionit që është shqetësim për ta. Por Komisioni është një çështje sensitive dhe duhet ecur me shpejtësi. Kisha edhe një kërkesë, media të jetë e pranishme gjatë gjithë kohës, pasi Covid nuk është çështje që futet me minuta.

Kryetari, Enkelejd Alibeaj u shpreh se rregullorja në Komision është standarde dhe se nuk ka asnjë ndryshim nga rregulloret e komisioneve të tjera. Ai theksoi se afati i Komisionit Hetimor do të jetë tre muaj.

Enkelejd Alibeaj: Të gjithë anëtarëve të Komisionit do t’i lihet një kohë e dobishme për të bërë plotësimet që duhen. Plani nuk miratohet sot. Ndërsa sa i përket rregulloreve, ato janë standarde dhe vetëm pasqyrojnë përmbajtjen e aktit bazë. Nuk ndryshon aspak nga rregulloret e Komisioneve të mëparshme, dhe për këtë çështje do të keni të gjithë të drejtën për të folur.

Ndërkohë gjatë fjalës së saj Blerina Gjylameti kërkoi kohë për analizuar një plan përfundimtar të këtij hetimi paraprak.

Blerina Gjylameti: Sapo na erdhi plani paraprak i hetimit dhe ne do të na duhet koha jonë që ta analizojmë në mënyrë që plani përfundimtar i hetimit të jetë një plan definitiv në funksion të saj që duam të realizojmë.

Toni Gogu tha se në rend të ditës duhet të jetë konstituimi, ndërkohë që kërkoi më shumë kohë për të parë dy materiale që i kanë shkuar anëtarëve.

Toni Gogu: Mu duk sikur nuk po ecim sipas rendit të ditës. Në lidhje me rendin e ditës, për orën dhe vendin e mbledhjes së komisionit, meqë se shohim se një nga pikat e rendit të ditës është shqyrtimi i rregullores, do donim që sot të kemi konstituimi, deklarimin e qëllimit dhe përcaktimin e detyrave dhe sekretariatin. Dy materialet e tjera me të cilat jemi vënën në dijeni, t’i shohim dhe të shtyjmë për mbledhjen e ardhshme.

Gazment Bardhi: Para se të jap opinion për çështjen e procedurës, besoj se ka problem me numrin e anëtarëve. Diku nga maxhoranca nuk duhet të jetë pjesë e komisionit. Janë 16 anëtarë. Komisionet kanë 9 dhe jo më shumë se 15 anëtarë sipas ligjit. Është ligji që e përcakton rendin e ditës së mbledhjes së parë. Më së pari komisioni duhet të ketë miratuar dhe rregulloren, e cila është standarde, e certifikuar disa herë nga çdo komision hetimor i ngritur prej vitesh. S’besoj se do të duhej më shumë orë për konsultim se 24 orë. Besoj se për t’ju përmbajtur dhe detyrimeve që ka ky komision, rendi i ditës do të duhet të qëndrojë asht siç e përcakton. Nuk është çështje e kryetarit, por duhet zbatuar ligji!

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *