Komisioni i Ekonimisë. Rishikohet buxheti 2022, rriten të ardhurat me 5 mld lekë

Mes diskutimeve komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar rishikimin e buxhetit vetëm disa javë para mbyllje së vitit. Ministrja e financave, Delina Ibrahimaj deklaroi se akti normativ rishikon me rritje të ardhura por le të pandryshuar defiçitin buxhetor në nivelin 83.8 mld lekë.

Më shumë vëmendje i është kushtuar rindërtimit të cilit i janë shtuar 12 mld lekë më tepër për projektet që kanë pasur ecuri pozitive. Deputetja demokrate Jorida Tabaku kritikoi qeverinë për rishikimet e buxhetit duke theksuar se nevojiten programime më të sakta.

Ministria e financave ka vendosur që të shfuqizojë edhe nenin për fondin e shpronësimeve prej 3 mld për këtë vit. Ndërsa duke qenë në mbyllje të vitit është ulur edhe fondi për pagat e reja nga 1.9 mld lekë në 1.2 mld

NDRYSHIMET NË BUXHETIN 2022

Fondi i Rindërtimit 12.4 mld lekë

“Transporti rrugor” 5 mld lekë

Ujësjellës-kanalizimet 2 mld lekë

Pushteti vendor 1 mld lekë

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *