Këtë të martë është duke u mbajtur Komisioni i Ekonomisë.
Sakaq, gjatë fjalës së tij deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka sjellë në vëmendje disa çështje më me ndikim të ditëve të fundit.
Alibeaj drejtuar avokates së Popullit, Erinda Ballanca u ndal tek dhuna në familje, duke pohuar se në polici janë referuar rreth 4 mijë denoncime.
“Sa i përket dhunës 4 mijë denonncime janë referuar në polici. Bilanc luftë mund ta quajmë. Po ashtu përmend edhe një ngjarje aktuale, video e publikuar kur tregohet një e re me qendër tradhtinë bashkëshortore, por çështja është tek publikimi pa fre dhe a është ngjarje që mund të ketë tërhequr vëmendjen tuaj si Avokat i Popullit? A ka nevojë për ndryshime ligjore dhe urdhrat e mbrojtjes a janë më një mjet efektiv? Kujtoj edhe mbrojtjen e të dhënave personale, e kam fjalën për patronazhistët”, tha Alibeaj.