Ka filluar mbledhja e Komisionit të Ekonomisë për rishikimin e buxhetit 2022, ku do të diskutohet për paketën e dytë anti- krizë, e cila do ti vi në ndihmë familjarëve për përballimin e rritjeve të çmimeve.
Në fjalën e saj ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj deklaroi se janë në dispozicion janë 6.1 miliardë lekë që do të përdoren për këtë paketë.
“Ky akt normativ i përgjigjet krizës së energjisë dhe të çmimeve. Fokusi është akomodimi i mbështetjes për kategoritë. Synimi është shtrirja në kohë e paketës për të përballuar rritjen e çmimeve. Janë 6.1 miliardë lekë që do të përdoren për paketën.
Ndërkohë kemi rritur pritshmëritë për të ardhurat dhe kemi ulur pritshmëritë për deficitin buxhetor. Rritja ekonomike për vitin 2022 do të jetë më shumë se 3.2%”, tha Ibrahimaj