Komisioni i Ekonomisë shtyn diskutimin për pagat, deputetët kërkuan…

Komisioni i Ekonomisë ka shtyrë diskutimin për ligjin për pagat dhe për ndryshimin e statusit të magjistratëve.

Deputeti Eduard Shalsi tha se kolegët kanë amendime për të propozuar por nuk janë bërë ende gati të zbardhura.

“Për këtë  çështje kemi ministren e Financave. Për këto dy ligje do të sugjeroja se duhet ta shtymë diskutimin. Për ligjin e pagave, disa deputetë në dijeninë time do të ndërmarrin amendime për ndryshimin e ligjit. Ligjet e parashikuara për tu diskutuar në seancë parlamentare të enjten, por deputetë të të dy krahëve më sugjeruan se do bëjnë propozime.

Unë si kam parë ende të zbardhura, por i gjej të arsyeshme dhe këtu nuk them njërin apo tjetrin krahë, por flas për të dyja krahët. I propozoj shtyrjen. Edhe komisioni i ligjeve, që ishte komision për dhënie mendimi se ka zhvilluar sot mbledhjen. Unë mendoj se kjo kërkon një vlerësim edhe më të thellë. Do ju vendosim në dijeni për këto shqetësime. Unë propozoj pra të shtyhet diskutimi, për të marrë kohën e mjaftueshme për ta diskutuar më në thellësi”, tha Shalsi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *