Komisioni i Ligjeve/ Alibeaj: Hapja e dosjeve të mos kthehet në luftë politike. Agron Neza, ish-sigurims

Më Komisionin e Ligjeve po diskutohet ditën e sotme projektligji “Për garantimin e pastërsisë së figurës të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Deputeti Enkelejd Alibeaj, gjatë fjalës së tij u shpreh se hapja e dosjeve s’duhet të kthehet në luftë politike ndaj kundërshtarëve.

Pjesë nga fjala e Alibeajt: “Ajo që unë doja të thoja është fakti që kur bëhet fjalë për dekomunistizim, për procesin e dënimit të diktaturës komuniste, e mira por edhe praktika e Europës lindore do të duhet të sjellë një paketë të plotë. Nuk kemi sjellë pjesë të vogël projektligji por paketë të plotë. Përveç ligjit të hapjes së dosjeve kemi paraqitur edhe një projektligj tjetër për burgun e Spaçit dhe për propagandën komuniste e i fundit është ky.

Besoj që është e udhës që për çështje të ndëshkimit publik. Për hapjen e dosjeve, jo vetëm publiku duhet të njihet për atë që ka ndodhur në dosjen e ish Sigurimit por edhe institucionet të reagojnë. Ajo që do të doja të thoja është që kurrsesi nuk duhet që ligje kaq të rëndësishme të shndërrohen në akte të luftës politike. Ligje si hapja e dosjeve dhe lustracioni s’duhet të kthehen në luftë politike ndaj kundërshtarëve.

Ky ka qenë gabimi historik që është bërë gjithmonë. Është detyrim ndaj së shkuarës, por mbi të gjitha detyrim i së ardhmes. Mos e bëni siç e bëtë me hapjen e dosjeve disa muaj më parë, e mbi të gjitha ajo çështje që ju vuri në lëvizje për hapjen e dosjeve, të çohet deri në fund, për të treguar seriozitetin tuaj(dhe të Autoritetit të dosjeve. Edhe personazhi i skandalit McGonigal, Agron Neza nuk është gjë tjtër veçse një ish sigurims.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *